Kosova

Reagon Ambasada britanike lidhur me zhvillimet e fundit politike

Ambasada britanike në Kosovë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në skenën politike.

“Në këto momente të emergjencës shëndetësore kombëtare, është edhe më e rëndësishme që manovrimet politike të institucioneve shtetërore, koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, të zhvillohen sipas Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të gjitha palët, sipas ambasadës britanike, duhet të sigurojnë që diskutimet dhe negociatat e tyre të kryhen në një mënyrë që shërben për t’i siguruar komunitetet e Kosovës, në mënyrë që të mos shtohen shqetësimet dhe brengat e ndiera nga të gjithë në këto momente të vështira.

Sipas njoftimit të ambasadës, në takimin e tij të sotshëm me kryeministrin, ambasadori britanik, Nicholas Abbott, e siguroi kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë dhe stabilitetin e Kosovës.