Shkurt.ch

Referendumi për armët dhe rreziku nga dalja e Schengen-it

Në rast se dispozitat e reja refuzohen, bashkëpunimi midis Zvicrës dhe shteteve të tjera të Schengenit dhe Dublinit automatikisht do të pushojë, përveç nëse shtetet e tjera dhe Komisioni i BE-së ofrojnë lëshime në Zvicër

Zvicra do të votojë sot (të dielën) nëse do të sjellë ligjet e armëve të vendit në përputhje me legjislacionin e BE-së, me qeverinë duke paralajmëruar se një “jo” mund të kërcënojë marrëdhëniet me bllokun.

Një kërkesë nga Bashkimi Evropian që Zvicra t’i ashpërson ligjet e saj të armëve ka shkaktuar një debat të rrallë kombëtar mbi pronësinë e armës së zjarrit në kombin, e cila ka një kulturë të thellë me armë.

Ndërsa qeveria zvicerane ka paralajmëruar se legjislacioni i ri është vendimtar për mbajtjen e një numri të traktateve me BE-në, përcjell albinfo.ch.

Zvicra nuk është anëtare e BE-së, por është e lidhur me bllokun nëpërmjet një sërë marrëveshjesh dypalëshe të ndërlidhura, përcjell tutje albinfo.ch.

Berna ka paralajmëruar se një votim “jo” do të shkaktonte përjashtimin e Zvicrës nga rajoni i udhëtimit pa viza i Schengen-it dhe marrëveshjet e Dublinit që rregullonin procesin e kërkimit të azilit për Evropën.

Kjo do të kishte pasoja të mëdha për sigurinë, azilin dhe, madje edhe turizmin dhe do t’i kushtonte vendit “disa miliardë franga zvicerane çdo vit”.

Shifrat që tregojnë historinë e armëve në Zvicër

Rrezik nga dalja e Schengen-it

Edhe pse Zvicra ka më së shumti banorë që janë të pajisur me leje për armëmbajtje në Evropë, sondazhet tregojnë se dy nga tre votues përkrahin kontrollin e armëve nga Bashkimi Evropian që prej sulmit terrorist në Paris gjatë vitit 2017.

Ligjet e reja evropiane e bëjnë më të vështirë blerjen e armëve gjysmautomatike dhe më të lehtë kontrollin e tyre nëpërmjet databazës.

Parlamenti dhe Qeveria zvicerane përkrahin ligjet e reja, por entuziastët frikësohen se ky është një hap drejt çarmatosjes së tyre.

Zvicra duhet të pranojë ligjet e reja të armëmbajtjes nëse dëshiron të jetë pjesë e Schengenit, përndryshe armët e ndaluara shumë lehtë mund të arrijnë nëpër BE nga dyqanet zvicerane.

65% të zviceranëve janë pro ashpërsimit të rregullave për armëmbajtje

Sondazhi

Sikur të votohej në fund të prillit, 65 për qind të zviceranëve me të drejtë vote do të përcaktoheshin në favor të direktivës së re të BE-së për armëmbajtje. Këtë rezultat e tregon sondazhi i dytë në lidhje me këtë temë që e ka realizuar Institutit GFS Bernë në emër të SRG, shkruan sda.ch.

Cili është subjekti i këtij referendumi?

Më 19 maj, votuesve zviceranë do t`u shtrohet pyetja e mëposhtme:

“A pranoni Dekretin Federal të 28 shtatorit 2018 për miratimin dhe zbatimin e shkëmbimit të shënimeve midis Zvicrës dhe BE-së lidhur me rifillimin e Direktivës së BE 2017/853 që ndryshon Direktivën e BE-së për armët?

Qeveria zvicerane ka paralajmëruar për pasojat nëse votuesit votojnë ‘jo’ në referendum dhe hedhin poshtë ligjet e reja, përcjell albinfo.ch.

Çfarë është në rrezik?

“Në rast se dispozitat e reja refuzohen, bashkëpunimi midis Zvicrës dhe shteteve të tjera të Schengen-it dhe Dublinit automatikisht do të pushojë, përveç nëse shtetet e tjera dhe Komisioni i BE-së ofrojnë lëshime në Zvicër”, tha qeveria në një deklaratë.

Pse referendumi i armëve rrezikon anëtarësimin e Zvicrës në Zonën e Shengenit?

Zvicra, një komb i dashuruar pas armëve