Maqedonia
Regjistrimi dhe abuzimi
Mënyra më e mirë që shqiptarët e mërgatës të regjistrohen është që këtë të mos ua kërkojë BDI-ja. Ftesa e eksponentëve të kësaj partie mund të krijojë vetëm kundërefekt. Prandaj, nëse ndonjë herë fjala është margaritar, heshtja është flori
Këto ditë e vërejmë se ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Bujar Osmani, është në një ofensivë nëpër vendet evropiane për ta nxitur mërgatën që të regjistrohet në regjistrimin e popullsisë, që është në vijim e sipër në këtë kohë në RMV. Dhe, deri këtu do të ishte gjithçka në rregull, madje do të duhej përshëndetur që së pari herë ndodh që një ministër i Jashtëm ndërton këso agjende. Por – për fat të keq – gjërat nuk janë aq idilike.
Si e para nuk do të duhej të ishte krejt njësoj të shkojë para mërgimtarëve përfaqësuesi i një partie, e cila derisa ka qenë në pushtet në 18 vitet e kaluara, ka prodhuar aso politika, që kanë qenë shtytje për shpërnguljen e më shumë se 300 mijë shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut. Nëse gjysma e tyre do të jetonin aktualisht në RMV, ndërsa që të mund ta bënin këtë dikush duhej ofruar mundësi jetese, gjithë rrëfimi për gjendjen e shqiptarëve këtu do të ishte ndryshe. Andaj, do të ishte mirë që në secilin takim ai t’u kërkojë falje shqiptarëve që lideri i tij dhe partia e tij kanë përzënë së paku një çerekmilioni shqiptarë nga trojet e tyre në Maqedoninë e Veriut.
Gjëja e dytë që duhet vënë re është se si kjo parti dhe pushtetet nëpër të cilat ka kaluar ajo janë interesuar për mërgatën vetëm kur kanë pasur ndonjë interes vote ose si sot kur duan që mos t’u dështojë regjistrimi. Deri tash nuk kemi thuaja asnjë plan për integrimin e mërgatës sonë si potencial ekonomik, aq më shumë që tashmë është publike se nga remitencat e tyre Maqedonia e Veriut çdo vit merr një injeksion prej më shumë së 1 miliardë euro. E të jesh në pushtet për kaq vjet, të kesh ministër të Ekonomisë për shumë vjet dhe të mos bësh asgjë për përfshirjen e mërgatës sonë në planet ekonomike, kjo edhe për ta penguar rrjedhjen vijuese të eksodit shqiptar, kjo së paku është injorancë nëse jo edhe dashakeqësi. E të mos flasim pastaj për asistencën e mërgatës sonë për zhvillimin e arsimit dhe të kulturës, sepse ata kanë dështuar në atë drejtim edhe në vendin tonë. Po kujtojmë këtu librin e Gjeografisë si shembull, ndërsa të tillë ka me dhjetëra. (Sa për informacion, duke qenë ministër i Kulturës Hysni Ismaili vetëm një vit, në Zvicër është themeluar Qendra Kulturore Maqedonisë së Veriut).
Ajo që bën përshtypje në këto vizita është edhe se ministri i Jashtëm i viziton vetëm qendrat myslimane shqiptare. Në parim kjo do të ishte shumë në rregull dhe ne duhej përshëndetur, por edhe këtu ka dy probleme. Së pari, duke mos vizituar pika të tjera joreligjioze, po krijon imazhin se shqiptarët në Perëndim janë të organizuar vetëm në baza religjioze, gjë që krijon ndasi në mesin e mërgatës shqiptare atje. Dhe, së dyti, është për keqardhje që në vendin tonë lideri i tij mburret me Enver Hoxhën dhe me enverizmin ateist, ndërsa eksponenti i kësaj partie – kur ka nevojë – shkon në xhami dhe kërkon mbështetje. Edhe me xhaminë edhe me Enverin, diçka nuk shkon këtu. E nëse është fjala për instrumentalizim të komuniteteve fetare për qëllime politike, aq më keq!
Po e përfundoj këtë tekst me mesazhin se mënyra më e mirë që shqiptarët e mërgatës të regjistrohen është që këtë të mos ua kërkojë BDI-ja. Ftesa e eksponentëve të kësaj partie mund të krijojë vetëm kundërefekt. Prandaj, nëse ndonjë herë fjala është margaritar, heshtja është flori.
(Autori është anëtar i Kryesisë Qendrore i partisë AlternAtivA)
- Ky është një opinion i autorit dhe jo domosdoshmërisht pasqyron qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26













