Bota
Rekord: Rezervat shtetërore të Norvegjisë arrijnë këtë shumë dollarësh
Raporti i fundit për rezervat shtetërore të Norvegjisë tregonshifra rekorde.
Sipas statistikave, vlera e rezervave shtetërore të Norvegjisë është rritur në shumën rekorde prej 10 trilionë krumash ose 1 trilion dollarë.
Thuhet se ky rekord u arrit pas rritjes së stoqeve globale dhe fuqizimit të euros dhe dollarit gjatë javës së shkuar.
Po ashtu shuma rekorde u sigurua për shkak të ndryshimeve strategjike të qeverisë në mënyrën e përballimit të rrezikut nga ngrohja globale dhe planin e propozuar për investime në Shtetet e Bashkuara, transmeton KTV. I krijuar në vitin 1996 për të ruajtur fitimet e karburantit për gjeneratat e ardhshme, shuma e fondit është rritur gati tri herë më shumë sesa të hyrat vjetore të Norvegjisë.
Çfarëdo krize që do të pësonte Norvegjia, secilit burrë, grua dhe fëmijë në këtë shtet, do t’i takonin nga 200 mijë dollarë. I njohur si fondi i naftës, që menaxhohet pjesërisht nga Banka Qendrore e Norvegjisë, investon gati 70 përqind të fondit në tregjet globale.
Në muajin gusht, Banka Qendrore propozoi që më shumë se 100 miliardë dollarë të tërhiqeshin nga tregjet evropiane dhe të investoheshin në tregjet e stoqeve në Shtetet e Bashkuara, por i duhet disa vjet për të kompletuar investimin, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












