Të tjera
Rekordet e Roger Federer
Në të vërtetë, ai ka fituar 20 Grand Slame, më shumë se kushdo tjetër te meshkujt
Mosha është vetëm numër për kampionin e tenisit, Roger Federer. 36-vjeçari është më i moshuari si numri një në botë, përcjell albinfo.ch.
Por, ylli zviceran mban edhe rekorde të tjera. Në të vërtetë, ai ka fituar 20 Grand Slame, më shumë se kushdo tjetër te meshkujt.
Ai e kishte fituar titullin e parë ATP në vitin 2001 në Milano. Ai duket ende larg pensionimit. Në vitin 2018 ka 12 fitore dhe asnjë humbje. Në vitin 2006 e nisi vitin me 16 fitore. Nëse fiton në finalen e Dubait, ai do të bëjë 17 fitore radhazi.
Në vitin 2005 kishte vetëm katër humbje në 85 meçe. Ai ende mund të mbajë këtë rekord, pasi e ka filluar në mënyrë perfekte vitin.
Triumfi në turneun e hapur të Roterdamit ishte titulli i 97-të ATP në karrierën e tij.
Rekordin për tituj ATP e mban Jimmy Connors me 109 sosh. Federer është pyetur vazhdimisht nëse mendon pensionimin, por ai është në gjendje shumë të mirë fizike, derisa ka mesatare prej 5.1 tituj në vit.
Gjithashtu Connors krenohet me 1256 fitore në karriere, kurse Roger Federerit i mjaftojnë edhe 112 fitore, pasi tani ka 1144.
Federer është tenisti më i suksesshëm me 20 Grand Slame. Por, para tij ka disa femra si Margaret Court (24), Serena Williams (23) dhe Steffi Graf (22). Federer nuk ka gjasa të luajë në French Open këtë sezon dhe do të synojë një kurorë të nëntë në Wimbledon. Gjithashtu është një nga favoritët për të fituar në US Open.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













