Lajme
Renault dhe Daimler shfaqin shenjat e para të rimëkëmbjes
Renault e Daimler në raportet e tremujorit të tretë konstatojnë përmirësim të dukshëm krahasuar me gjysmën e parë të vitit, edhe pse me shifra ende të ulëta nga viti 2019. Tendenca në ngjitje po i rrit pritshmëritë.
Dy nga prodhuesit kryesorë të automjeteve në Evropë bënë publike (23.10) raportet e tyre të tremujorit, duke treguar shenjar e para të rimëkëmbjes pas një tremujori katastrofik. Tregu botëror i automobilëve pa një tendencë rritjeje, nga një rënie prej 28% në gjysmën e parë të vitit, në një rënie prej 4% në tremujorin e dytë, shkruan Dw, transmeton Albinfo.ch
Kompania franceze Renault dhe ajo gjermane Daimler-Benz publikuan shifra që tregojnë një situatë më të keqe në lidhje me shitjet dhe të ardhurat sesa në vitin 2019, por me të dhëna dukshëm më të mira se gjysma e parë e vitit 2020 gjatë kulmit të krizës së koronavirusit.
Në raportin e saj mbi tremujorin e tretë të vitit, Renault njoftoi se të ardhurat e kompanisë kapin vlerën e 10.4 miliardë Eurove, (12.2 miliardë dollarë), me një rënie prej 8.2% krahasuar me vitin e kaluar. Shifrat e shitjeve ishin pak më të mira – me 806.320 njësi të shitura – rënie me vetëm 6.1% nga e njëjta periudhë në 2019-ën.
Kjo markë pati rezultate të mira veçanërisht në Evropë me 2.9% më pak njësi të shitura në një treg me rënie prej 5%. Renault gjithashtu pa një rritje të konsiderueshme në shitjet e automjeteve elektrike, në shitjet e makinës së saj ZOE me 157%, ekuivalente me mbi 27.000 njësi.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave
















