Kuriozitete
Renault Scenic fiton çmimin “Vetura e Vitit 2024”
Automjeti elektrik Scenic i Renault fitoi çmimin “Makina e Vitit 2024” në panairin e automjeteve në Gjenevë të hënën, duke i dhënë një shtysë kompanisë franceze teksa ajo po “elektrizon” biznesin e saj, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave të huaja, SUV-i i kësaj kompanie mundi BMW Seria 5 sedan, i cili u dha nga një juri prej 58 gazetarësh evropianë që mbulojnë sektorin e automjeteve.
Ceremonia u mbajt në panairin ndërkombëtar të makinave në Gjenevë, i cili u rikthye pas një ndërprerjeje katërvjeçare si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Renault është i vetmi prodhues evropian i automjeteve me prezencë në panairin e sivjetshëm të automjeteve, pasi gjigantët Volkswagen dhe Stellantis, markat e të cilëve përfshijnë Peugeot dhe Fiat, vendosën të anashkalojnë ngjarjen.
Renault lansoi një version elektrik të modelit Scenic, një makinë popullore familjare, në fund të vitit 2023 dhe dërgesat e para do të fillojnë në pranverën e ardhshme.
Kompania synon të jetë një markë plotësisht elektrike në Evropë deri në vitin 2030.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla