Kosova

Rexhep Selimi ftohet nga Specialja

Selimi tha se ashtu si thuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë të tjerë të lirisë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, është ftuar nga Gjykata Speciale. Kjo gjë u bë e ditur nga vetë Selimi, i cili deklaroi se është i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Selimi tha se ashtu si thuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë të tjerë të lirisë, është ftuar për t’u intervisutar nga Zyra e Prokurorit të Specializur, në cilësinë e të dyshuarit.

“Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka shtuar ai.

Ndryshe Selimi ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e legjislaturës së re të Parlamenti edhe për një mandat tjetër.