Kosova

Rezidencat A.R.Katana, një agim i freskët i Gjilanit

Ata që duan ta shohin Kosovën të tillë siç e dëshironte heroi ynë Agim Ramadani; të lirë, të ndërtuar, të freskët e moderne, mund ta gjejnë në rezidencat e larta që janë ngritur në qendër të Gjilanit nga kompleksi i ndërtimit banesor, “A.R. Katana”

Në Gjilan, qytetin me diasporën më të madhe në Kosovë, ka disa vite që po ngrejnë kokë pallate të larta e moderne. Pjesa dërmuese e blerësve të pallateve që po ngrihen njëri pas tjetrit në juglindje të qytetit, dihet që janë mërgimtarë nga Zvicra, Gjermania e vende të tjera. Mirëpo jo të gjithë janë blerës. Ka një kompani që mban emrin e strategut të luftës çlirimtare, Agim Ramadani –Katana, e cila ka sjellë përvojën dhe mentalitetin e punës gjermane në konkurrencën e ndërtimeve të larta, duke u ofruar kështu blerësve banesa me ambient e cilësi që nuk dallojnë nga vendet e zhvilluara perëndimore.

Ka sjellë në Kosovë mentalitetin gjerman të punës

„Ne punojmë me materiale ekologjike, të cilat ruajnë mjedisin dhe me këtë, edhe shëndetin e banuesve“, garanton Muhamet Ajrullahu, i cili është kthyer nga Gjermania në Kosovë si investitor, duke “përzier kartat” e ndërtimit cilësor në qytet. Investitori i rezidencave luksoze në Gjilan, kompania “A.R. KATANA“, konsiderohet nga blerësit, punëtorët dhe firmat bashkëpunuese, si kompania më serioze e ndërtimeve në Gjilan, e cila jo vetëm që ka sjellë  mentalitetin gjerman të punës në Kosovë, por bashkë me të edhe mënyrën e ndërtimit sipas standardeve perëndimore, që garanton cilësi europiane në qendër të Gjilanit.

„Materialet e përdorura në ndërtimin e objektit janë sipas standardeve europiane, dhe janë të testuara vazhdimisht nga institute të licensuara. Kombini i materialeve të krijuara nga dora e njeriut me ato të natyrës, gjithmonë jep rezultate të tilla mahnitëse“, thotë Ajrullahu.

Rezidencat “A.R. KATANA” shfaqen me një arkitekturë unike, me hapësira të gjelbruara e parkingje të mjaftueshme dhe që kanë kaluar të gjitha testet nga institute të licensuara të ndërtimeve të larta.

Standarde të reja ndërtimi në Gjilan e më gjerë

“A.R. KATANA” është themeluar si ndërmarrje në vitin 2015, por përvoja e themeluesve të saj në kompani paraprake është e gjatë. Kompania po shndërrohet në lider shqiptar në sektorin e ndërtimit civil, e cila sjell standard të ri të cilësisë në tregun e Gjilanit dhe më gjerë”.

Sipas Ajrullahut, „A.R. KATANA“ është zgjedhja e vërtetë që u duhet atyre që i marrin parasysh kushtet burimore në aspektin afatgjatë, duke u kushtuar rëndësi materialeve me të cilat punojnë.

“Ne nuk krijojmë banesa të zakonshme”

„Ne zbatojmë standard gjerman në çdo aspekt të ndërtimit dhe deri sa klienti të jetë i kënaqur. Ne nuk krijojmë banesa të zakonshme, një gjë e tillë nuk korrespondon me filozofinë e ndërmarrjës sonë.

Të gjitha objektet e ndërtuara deri më tani dhe ato të cilat do t’i ndërtojnë janë të pajisura me leje ndërtimi të lëshuara nga organet kompetente të komunës së Gjilanit, konkretisht Drejtoria për Urbanizim dhe Mbrojtje të Mjedisit. “Ne ofrojmë cilësi afatgjatë, ambiente moderne me një infrastrukturë të veçantë, gjithmonë duke e pasur parasysh faktin e investimit të blerësve dhe besimin e tyre ndaj ndërmarrjes sonë. Ne si ndërmarrje jemi të përkushtuar ndaj detajeve të cilat i kërkojnë klientët tanë për të krijuar një ambient sa më të ngrohtë familjar“, siguron Ajrullahu.

Investitori Muhamet Ajrullahu me grupin punues

“Duplex”

„Ne ndërtojmë banesa për persona të cilët jetojnë vetë, për persona të cilët jetojnë në çifte dhe banesa për familjarë. Ndryshe nga të gjithë, ne ndërtojmë banesa të karakterit „Duplex“ -me dy kate banimi. Kështu ne ua kompensojmë ndjenjën e pasjes së shtëpisë, klientëve të cilët janë në hamendje se a të jetojnë në shtëpi apo në banesë“.

 

Enkas nga Zvicra

„Përveç lejes ndërtimore, çdo pozicion është i pajisur me atestet dhe garancionet përcjellëse, gjithashtu muret mbrojtëse, ashensorët me gjeneratorë të vetin, banjot me sistem Geberit, termoizolimi „Siga“ i sjellë enkas nga Zvicra, lokale në shfrytëzim të përbashkët, hapësira të mjaftueshme të gjelbëruara dhe elemente tjera përcjellëse“.

Pamja e Gjilanit nga rezidenca luksoze A.R.Katana

Respektohen kërkesat e bashkatdhetarëve

„Duke qenë se unë kam jetuar afro çerek shekulli jashtë Kosovës, i vlerësoj dhe i marr tejet seriozisht kërkesat e bashkatdhetarëve tanë të cilat konsistojnë kryesisht në kërkesa për banesa familjare, të sigurta, me standarde evropiane, zona të gjelbëruara dhe siguri lidhur me zbatimin e kontratës nga investitori“.