Lajme
Ngadalësohet rimëkëmbja ekonomike e Zvicrës
Ekonomia zvicerane është rikuperuar në vitin 2021 falë heqjes së kufizimeve shëndetësore, të cilat nxitën eksportet, veçanërisht nga sektorët farmaceutikë dhe kimikë, sipas një raporti të ri nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, rritja e numrit të infektimeve gjatë gjysmës së dytë të vitit ka ngadalësuar disi rritjen, shkruajnë mediat zvicerane.
Parashikohet që GDP zvicerane të kthehet në nivelet e para krizës deri në fund të vitit, vlerësojnë ekspertët.
Shkalla e papunësisë pritet të mbetet më e lartë se në vitin 2019, por numri i të papunëve ka rënë ndjeshëm, ndërsa numri i vendeve të lira të punës është rritur.
OECD vëren gjithashtu se inflacioni, pasi ishte negativ për gati një vit, tani është rritur për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Megjithatë, rritja mbetet nën kufirin e sipërm të vendosur nga Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër