Kosova
Robin Krasniqi rikthehet në ring më 25 shkurt
Boksieri Robin Krasniqi do të përballet më 25 shkurt 2023 në Mynih, me Timur Nikarkhoevin.
Boksieri kosovar, Robin Krasniqi, do të rikthehet në skenën e boksit në Audi Dome në Mynih, më 25 shkurt. Këtë e ka bërë të ditur sponsori kryesor i Krasniqit, Burim Hazrolli.
Krasniqi do të përballet më 25 shkurt 2023, në Mynih, me Timur Nikarkhoevin, përcjell Albinfo.ch.
Hazrolli ka thënë për RTV Dukagjinin se Robin Krasniqi do të kthehet në skenën e boksit me disa ndryshime, duke filluar nga ndërrimi i trajnerit, pasi që ai ka përzgjedhur ish-mundësin e tij në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA, të vitit 2015, Juergen Braerhmer, në rolin e trajnerit.
Gjermani Braehmer do ta udhëheqë nga këndi boksierin Krasniqi.
Krasniqi ka bashkëpunuar për kohë të gjatë me Magomet Schaburow. Por tani për trajner e ka 44-vjeçarin Braehmer.
Ai ka deklaruar se ka bërë bashkë dy kampionë dhe do t’i rikthejë në ring, në Mynih të Bavarisë.
Ndërsa sa i përket Robin Krasniqit, Hazrolli ka deklaruar se Robini kurrë nuk ka qenë më në formë se tani dhe se është një stërvitje jashtëzakonisht e madhe.
Përveç Krasniqit, në Audi Dome do të boksojnë edhe shqiptarë të tjerë, si Kushtrim Tahirukaj, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi, James Kraft etj.
Hazrolli ka thënë se ata do të boksojnë për shtetin gjerman, aty jetojnë.
Kujtojmë se Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Ndërsa së fundi ka boksuar më 9 tetor 2021, ku ka humbur, me një vendim të dyshimtë të gjyqtarëve, nga Dominick Bozell./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve










