Kuriozitete

Roboti që ndihmon piktorin në punimet e tij

Disa herë në javë artisti amerikan, Barnaby Furnas, viziton një laborator të artit në katin e dytë të një kompanie printimi në Manhattan.

Laboratori prodhon robotë me porosi që Furnas përdor për punimin e pikturave të tij, përcjell albinfo.ch.

Furnas përdor robotin e quajtur “Sozo”, i përshtatur me një furçë që fikson ngjyrat. Furnas jep udhëzime për Sozon nëpërmjet një brushë bashkangjitur në një sistem të ndjekjes optike, duke e tundur atë në ajër sikur të ishte dirigjent që drejton një orkestër. Sozo do të thotë “imagjinatë” ose “krijim në japonisht.

“Mendoj për atë robot sikur të ishte një mik imi. Më shumë se një kafshë, më pak se një asistent arti”, tha piktori 45-vjeçar.  Furnas ka shpenzuar qindra orë me Sozo për shfaqjen e fundit të galerisë së tij, duke kompletuar disa piktura me ndihmën e tij. Çdo lëvizje regjistrohet dhe ruhet, duke i lejuar robotit të ripërdorë një efekt ose të krijojë pjesë të një pikture krejtësisht të re, duke u bërë një funksion i vërtetë për piktorin Fumas.