Kosova

Rohde: Gjermania mbetet ndër partnerët më të afërt të Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës ka  thënë se Kosova është histori suksesi e Perëndimit, përcjell albinfo.ch.

Rohde në “X” ka shkruar se Gjermania mbetet një ndër partneret më të afërta të Kosovës.

“Sot para 25 vitesh filloi misioni i KFOR-it të NATO-s. Për ta cituar ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lord Robertson: ‘Qëllimi ishte largimi i forcave të Millosheviqit, hyrja e NATO-s dhe kthimi i refugjatëve’. Misioni u krye. Kosova deklaroi Pavarësinë në vitin 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të afërt të Kosovës”, ka shkruar ai./