Kosova
Rona Nishliu sot performon në “Kino Armata”
Këngëtarja Rona Nishliu do të përformojë sot në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.
Në hapësirat e Kino Armatës, me fillim nga ora 20:00, Nishliu do ta promovojë albumin e saj më të ri, të titulluar “Mindil”.
“Ky projekt është mbështetur nga programi Kultura për Ndryshim që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut”, kanë njoftuar nga Qendra Multimedia, përcjell albinfo.ch.
Përndryshe, në maj të vitit 2012 këngëtarja kosovare Rona Nishliu përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, që u mbajt atë kohë në Baku të Azerbajxhanit.
Nishliu arriti të shkojë në finale dhe zuri vendin e pestë. Ajo u vlerësua edhe nga mediat e huaja për vokalin e saj.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës












