Bota
Rreth 1500 fëmijë mbahen në burg nën dyshimet që kanë lidhje me ISIS-in
Rreth 1500 fëmijë mbahen në paraburgim në Irak dhe në zonat kurde të vendit për lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik, thotë Human Rights Watch.
Në një raport, thuhet se të dyshuarit shpesh arrestohen dhe torturohen në mënyrë arbitrare për t’i detyruar të rrëfehen.
HRW u kërkon autoriteteve irakiane dhe kurde të amendojnë ligjet kundër terrorizmit për t’i dhënë fund këtyre ndalimeve, duke thënë se ato shkelin të drejtën ndërkombëtare.
Iraku dhe autoritetet kurde deri tani nuk kanë bërë asnjë koment, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Qeveria kurde ka refuzuar më herët një raport të HWR që pretendonte se fëmijët po torturoheshin për të pranuar lidhjet me ISIS-in.
Në janar, një zyrtar tha se politika e autoriteteve lokale ishte për “rehabilitimin” e këtyre fëmijëve; tortura ishte e ndaluar dhe fëmijëve u ishin ofruar të njëjtat të drejta si të burgosurve të tjerë.
Çfarë thotë raporti i HRW?
Raporti prej 53 faqesh thotë se në fund të vitit 2018 autoritetet irakiane dhe kurde po mbanin rreth 1,500 fëmijë për lidhje të dyshuara me ISIS.
Të paktën 185 fëmijë të huaj janë dënuar me burg për akuza terrorizmi, thotë HRW, duke cituar qeverinë irakiane.
Dokumenti i HRW pohon se autoritetet lokale:
-Shpesh arrestojnë dhe ndjekin penalisht fëmijët me ndonjë lidhje të perceptuar me ISIS,
-Përdorin torturën për t’i detyruar ata të rrëfehen,
-Të dyshuarit shpesh dënohen në procese gjyqësore të nxituara dhe të padrejta.
“Kjo qasje gjithëpërfshirëse dhe ndëshkuese nuk është drejtësi dhe do të krijojë pasoja të përjetshme për shumë prej këtyre fëmijëve”, tha Joe Becker, drejtor i avokimit për të drejtat e fëmijëve për HRW.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













