X

Na ndiqni:

 Bota

Rrëzohet aeroplani në Phoenix, SHBA

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e rrëzimit të aeroplanit

Një ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugët e Phoenix të Arizonës, SHBA, ku shihet se si një aeroplan rrëzohet në mes të qytetit.

Në aeroplanin e vogël gjendeshin piloti dhe një pasagjer, të cilët mrekullisht shpëtuan, edhe pse pësuan lëndime të lehta trupore, raporton Telegrafi.

“Më vjen mirë që jam gjallë”, ka deklaruar piloti i fluturakes së vogël.

Në video mund të shihet se si aeroplani po zbriste me shpejtësi dhe në fund përplaset në tokë. Si rezultat i rrëzimit e kanë pësuar edhe disa vetura që gjendeshin në vendin ku është rrëzuar aeroplani, përcjell Albinfo.ch.

 


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë