CH-Ballkani

Rriten pagat në Kroaci

Paga mesatare mujore neto e Kroacisë u rrit me një 1.1% në vit, në maj, duke shkuar në 6,476 kuna ose 877 euro

Qeveria e Kroacisë do të rrisë me 2% pagën bazë të nëpunësve civilë dhe punonjësve të sektorit publik që nga 1 shtatori i këtij viti, deklaroi ministri i Financave i Kroacisë, Zdravko Maric.

Qeveria kroate ka pranuar kërkesën e sindikatave të punës për një rritje shtesë prej 2% që nga 1 shtatori, është shprehur Maric në një njoftim për shtyp të qeverisë në fillim të javës së kaluar, transmeton Monitor.

Edhe rritja e pagës bazë me 3%, për të cilën u ra dakord në fillim të 2018-ës, hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti, theksoi më tutje, Maric, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Zyra e statistikave kroate, paga mesatare mujore neto e Kroacisë u rrit me një 1.1% në vit, në maj, duke shkuar në 6,476 kuna (978 dollarë amerikanë/877 euro).