Koronavirusi: çast pas çasti
Rriten rastet në Evropë, por s’ka më bllokim
Pjesa më e madhe e shteteve evropiane po raportojnë një rritje të ndjeshme të rasteve me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, Franca raporton rreth 4700 raste, Spanja rreth 3700, Gjermania rreth 1700, ndërsa Italia raporton rritjen e radhës ditorë të rasteve të reja, në mbi 800 të tilla.
Por, thuajse të gjithë liderët evropianë e kanë bërë të qartë se izolim tjetër nuk do të ketë, pasi asnjë prej ekonomive nuk do të mund ta përballonte dot.
“Politikisht ne duam të shmangim mbylljen e kufijve me çdo kusht, por që të arrijmë këtu duhet të bashkëpunojmë ngushtë me njëri-tjetrin”-deklaroi së fundmi Angela Merkel gjatë vizitës në rezidencën verore të presidentit francez, Emmanuel Macron, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Rritja e rasteve të reja të infeksionit gjatë ditëve të fundit në Evropë vjen kryesisht si pasojë e grumbullimeve të njerëzve, por edhe e udhëtarëve që vijnë nga vendet më të prekura, sidomos nga Ballkani.
Në qytetet kryesore të Parisit, maskat janë të detyrueshme edhe në ambientet publike.
Presidenti Macron e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e një mbyllje tjetër, duke deklaruar se vendi duhet të kundërpërgjigjet me vaksinën.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngrihet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme Kjo është konsullata e dytë e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Zvicër, pas asaj në... -
Austri
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg -
Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga mërgata, refuzohen 142 të tjera -
Shqiptarët në Holandë protestojnë në Hagë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës -
Gjermani
Gjermani: Burgim i përjetshëm për 28-vjeçarin me prejardhje nga Kosova që tentoi të vriste ish-partneren
Jeta në Zvicër
-
Ndahet nga jeta sociologu dhe ish-deputeti zviceran, Jean Ziegler Ai njihej edhe si mbështetës i pavarësisë së Kosovës. Merrte pjesë në demostratat që zhvilloheshin në... -
Zvicra, vendi i tretë më paqësor në botë -
Cyrihu nxjerr në ankand targën “ZH 26” për Vitin e Sportit -
Sulmuesit me sharrë elektrike në Schaffhausen i shtohen edhe 5 vite burg -
Basel-Stadt, kantoni i parë ku banorët me të drejtë vote janë në pakicë













