Lajme
Rritet numri i vdekjeve në det të emigrantëve
Më shumë emigrantë kanë vdekur në përpjekje për të kaluar Mesdheun në gjysmën e parë të këtij viti sesa që nga viti 2017.
Në total, të paktën 1,874 njerëz vdiqën ose u zhdukën në gjashtë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave nga Projekti i Migrantëve të Zhdukur të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM), transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ishin 1108.
”Në vitin 2017, të paktën 2 278 migrantë vdiqën në tre rrugët e Mesdheut, nga 2 946 në 2016, sipas të dhënave të IOM.
Në total, të paktën 27 633 njerëz kanë vdekur në rrugët e Mesdheut që nga viti 2014, sipas këtyre të dhënave. IOM thekson se shifrat reale ka të ngjarë të jenë më të larta sepse supozohet se shumë varka janë mbytur pa lënë gjurmë.
Tragjedia më e rëndë e këtij viti ishte fundosja e një varke të mbipopulluar në mënyrë të rrezikshme në brigjet greke në maj. Qindra njerëz mendohet se kanë vdekur në atë përplasje, megjithëse numri i saktë nuk dihet.
E-Diaspora
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën, me kërkesë të...
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Ermonela Jaho me performancë në Royal Opera House, në skenë me të ngjitet edhe Mbreti Charles III
Jeta në Zvicër
-
A do të largohet selia e FIFA-s nga Zvicra? Të premten organi qeverisës ndërkombëtar i futbollit hodhi themelet formale për një largim teorik nga selia...
-
Shqetësime për planet zvicerane të transportit nëntokësor të mallrave
-
Mbyllet tuneli Gotthard si pasojë e një aksidenti: Pritjet si pasojë e kolonës, deri në një orë
-
Pse kaq shumë organizata sportive ndërkombëtare kanë bazën në Zvicër?
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë