Lajme
Rritet sërish çmimi i gazit në Evropë
Çmimet e gazit në Evropë janë rritur përsëri të mërkurën, pasi Gjermania ka shtyrë miratimin e gazsjellësit të Rusisë, Nord Stream 2.
Rregullatori i energjisë gjermane pezulloi procesin për vënien në funksion të gazsjellësit Nord Stream 2 të martën.
Ky vendim ka shuar shpresat se gazsjellësi do të mund të jetë funksional në muajt në vijim dhe që do të mund të lehtësojë krizën me energji në Evropë, të shkaktuar nga disa faktorë, përfshirë prodhimin më të vogël sesa është pritur.
Rusia është akuzuar për bllokim të furnizimeve shtesë të gazit natyror në Evropë – përmes gazsjellësit ekzistues që kalon Ukrainën – në mënyrë që t’i bëjë presion Bashkimit Evropian për të miratuar më shpejt projektin, Nord Stream 2.
Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian kundërshtojnë këtë projekt, duke thënë se rrezikon sigurinë energjetike në Evropë./Reuters
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bashkëpunim mes studentëve të Universitetit të Lucernit dhe atyre nga Maqedonia Sot u shënua fillimi i javës së dytë përforcuese në Shtip mes studentëve nga Universiteti i...
-
Bashkëpunim mes Kosovës dhe Suedisë në fushën e teknologjisë
-
Gjykimi i shqiptarit për vrasjen e dyfishtë në Bazel, nën masa të forta sigurie
-
Dikur i mbylli, LDK tani me prioritet riaktivizon nëndegët në mërgatë
-
Shoqata ‘Smira” mbledh bashkatdhetarët në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt të Kino Kosova...
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër
-
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!
-
Miliarderi zviceran jep 243 milionë dollarë për demokratët amerikanë, “çmenden” republikanët