Kosova
Rruga Thumanë-Kashar, pagesa do të jetë 2.1 euro
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri ka bërë të ditur se sistemi i pagesës për rrugën Thumanë-Kashar do të nisë zyrtarisht ditët në vazhdim, përcjell albinfo.ch.
Por, publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës.
“Deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit. Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro, pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












