Kosova
Rusia e izoluar, Evropa e bashkuar
Pragë, mesazhe të qarta nga krerët e 44 shteteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje për në Pragë përfaqësoi Kosovën në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), përcjell albinfo.ch.
Ky takim inaugurues do të mbledhë krerë shtetesh nga 44 vende të kontinentit evropian me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.
„Rusia është e izoluar në Evropë, e Evropa është e bashkuar edhe pa Rusinë.“ Ky është mesazh i qartë që u dërgua nga samiti i parë i Komunitetit Politik Evropian që është mbajtur dje në Pragë. Qëllimi i takimit të 44 liderëve evropianë ishte “të këmbehen pikëpamjet për situatën në Evropë, por edhe të ndërtohet një strategji e përbashkët”, siç tha ideatori i këtij tubimi, presidenti francez Emanuel Macron. Ai shtoi se samiti përurues i Bashkësisë Politike Evropiane “tregon unitetin e kontinentit evropian, teksa ai po përballet me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë”.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, theksoi rëndësinë e takimit për të demonstruar unitet lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë. Mirëpo, ai tërhoqi vërejtjen se forumi i Komunitetit Politik Evropian nuk duhet të shndërrohet në një institucion të ri ndërkombëtar. “Nuk kemi të bëjmë me krijimin e një institucioni të ri me administratë dhe burokraci. Ky takim duhet të na shërbejë për të biseduar me njëri-tjetrin për gjëra konkrete”, tha Scholz.
Në samitin e Pragës mori pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila përsëriti qëndrimin se „anëtarësimi i Kosovës në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri për të garantuar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon.“ Presidentja Osmani ka zhvilluar një takim trilateral me presidentin e Republikës franceze, Emmanuel Macron dhe Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. Ajo ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë për angazhimin e tyre për liberalizim të vizave për Kosovën, duke përmendur rëndësinë vendimtare që ky proces të përfundojë gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së.
Në mesin e shteteteve të ftuara në samitin e Pragës ishte edhe Serbia, e cila është një nga vendet që nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tha se “nuk ka frikë nga ata që kërcënojnë Serbinë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se përgjigjja ndaj liderëve evropianë do të jetë e denjë, e përgjegjshme, serioze dhe e gjerë”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim Në një kohë kur ritmi i jetës shpesh na largon nga rrënjët dhe reflektimi i thellë,... -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve
Jeta në Zvicër
-
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër Karburanti është bërë përsëri pak më i lirë në Zvicër, sipas shifrave nga Touring Club Switzerland... -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve











