Ukraina
“Rusia humbi 30 sisteme artilerie në vetëm 24 orë dhe këto nuk janë humbjet e vetme”
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në rrjetin social “Facebook” ka publikuar disa shifra, sipas të cilave Rusia humbi 30 sisteme artilerie dhe 24 automjete të blinduara të personelit (APV) brenda 24 orëve nga e premtja, 1 shtatori dhe e shtuna, 2 shtator, shkruan albinfo.ch.
Përveç kësaj, sipas këtyre të dhënave, numri i përditshëm i humbjeve ruse tregon për 570 forca ushtarake, 12 tanke dhe 12 UAV në të njëjtat 24 orë, teksa thuhet se Rusia ka humbur gjithsej 8,637 APV dhe 5,560 sisteme artilerie që nga fillimi i pushtimit të saj më 24 shkurt 2022.
Këto humbje të supozuara vijnë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se forcat ukrainase kanë bërë “përparim të dukshëm” në sektorin jugor të frontit.
Ndryshe, numrat e humbjeve në të dy vendet është e vështirë të vërtetohen.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet Projekti bëhet i mundur falë financimit bujar 4-vjeçar të SNSF prej 916’708 frangash ose rreth... -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin -
Zjarri në Crans-Montana: Zvicra heq tarifat spitalore për pacientët italianë -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër












