Lajme
Rusia lëshon 100 raketa, bombardon Ukrainën
Raportohet se një alarm për sulm ajror është lëshuar në gjithë Ukrainën, pasi një breshëri raketash goditën qytetet më të mëdha, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
Këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, shkroi në mediat sociale se më shumë se 100 raketa ishin lëshuar drejt qyteteve të Ukrainës.
Të paktën dy shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin Kiev, por ishte e paqartë nëse ato ishin shkaktuar nga sulmet me raketa apo nga mbrojtja ajrore.
Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetet Kharkiv, Odesa dhe Zhytomyr.
Udhëheqësi rajonal i Odesa, Maksym Marchenko, foli për një sulm masiv raketash në Ukrainë.
Arestovych u bëri thirrje civilëve të kërkonin strehim dhe tha se mbrojtja ajrore e vendit po funksiononte.
Dhjetëra sulme ruse kanë goditur Ukrainën në javët e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të përsëritura të energjisë në gjithë vendin. Sulmet e fundit kanë shkaktuar tashmë ndërprerje të energjisë në Odesa dhe Dnipropetrovsk.
Oleksandr Vilkul, kreu i Administratës Ushtarake në qytetin qendror të Kryvyi Rih, tha se raketat ishin lëshuar nga “anijet dhe avionët rusë nga Deti i Zi”. Ai shtoi se energjia në qytet ishte ndërprerë si një “masë paraprake”.
Më herët, komanda jugore e Ukrainës kishte lëshuar një paralajmërim se forcat ruse po përgatiteshin të lëshonin deri në 20 raketa nga pozicionet në Detin e Zi.
Moska ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët në sulmet e saj raketore. Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka pranuar së fundmi se trupat ruse kanë goditur objektet kritike energjetike të Ukrainës.
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Zvicër
-
Përhapet mushkonja tigër: Zbulohen dy lloje në Aargau Mushkonja tigër është një specie e huaj dhe pushtuese nga Azia Juglindore. Është shumë e zakonshme...
-
Sipas monitorimit të çmimeve, në këto dyqane po shiten produktet më shtrenjtë
-
Olaf Scholz: Në Zvicër ne nuk do të negociojmë përfundimin e luftës në Ukrainë
-
BE-ja miraton paktin për migracionin, konsiderohet se ka pasoja për Zvicrën
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve