Kosova

Rusia lëshon urdhërarrest për tre policë të Kosovës

Rusia ka lëshuar urdhërarrest për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për të cilët ka kërkuar që të futen në sistemin e kërkimit të INTERPOL-it, përcjell albinfo.ch.

Ata dyshohet se po kërkohen nga Rusia për një rast të vitit 2019 në veri të Kosovës, ku ishte arrestuar një shtetas rus, shkruan koha.

Rusia ka më shumë se 100 mijë të kërkuar. Lista është rritur veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës.

Në mesin e të kërkuarve është edhe një kryeministre. Kaja Kallas e Estonisë së fundmi është pjesë e listës së të kërkuarve nga Rusia.