Lajme

Rusia mohon deklaratat e ShBA-së për pushtimin e Ukrainës

“Po përhap alarm pa asnjë provë”

Ambasadori rus në ShBA, Anatoly Antonov, ka hedhur poshtë paralajmërimet e ShBA-së se Moska po planifikon të pushtojë Ukrainën dhe akuzoi SHBA-në për përhapjen e “alarmit” pa asnjë provë, përcjell albinfo.ch.

Deklaratat në Washington tregojnë se SHBA-ja ka intensifikuar “fushatën e saj propagandistike kundër vendit tonë” dhe dëshiron të krijojë përshtypjen se agresioni është “i pashmangshëm”, shtoi ai, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë, shumë shtete kanë filluar t’iu bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që ta lënë Ukrainën, përfshirë edhe Shqipërinë, mes frikës nga pushtimi rus.