Bota

Sa paguhet për një pasaportë evropiane?

Metodat për blerjen e tyre janë relativisht të shtrenjta, ku rreth 15 mijë njerëz kanë qenë në gjendje të blejnë një certifikatë origjinale bullgare për rreth 5 mijë euro, gjë që më pas i lejoi ata të kërkonin një pasaportë të BE-së

Rregullat e lëvizjes së lirë të Bashkimit Evropian janë shfrytëzuar gjerësisht nga kriminelët dhe mangësitë ligjore që u kanë dhënë të drejta për të jetuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera të pasura të bllokut qindra mijëra njerëzve.

Shitja e pasaportave dhe numri i qytetarëve të BE-së, ligjërisht dhe ilegalisht është rritur në mënyrë eksponenciale, pasi projekti i Brukselit rritet në madhësi dhe vazhdon planet për të zgjerimin e zonën e lëvizjes së lirë përtej mbulimit aktual.

Bullgaria, Qiproja dhe Malta janë bërë pikat e nxehta për njerëzit që kërkojnë të drejtën e qytetarëve të BE-së, të cilët lejohen të punojnë lirshëm, jetojnë dhe udhëtojnë kudo brenda 28 shteteve anëtare.

Komisioni Evropian është përpjekur herë pas here për të goditur shitjen e shtetësisë, por praktikisht pranon humbjen, raporton prestigjiozja britanike ‘Express”, transmeton ‘Scan’.

Metodat për blerjen e tyre janë relativisht të shtrenjta, ku rreth 15 mijë njerëz kanë qenë në gjendje të blejnë një certifikatë origjinale bullgare për rreth 5 mijë euro, gjë që më pas i lejoi ata të kërkonin një pasaportë të BE-së. Dhe pastaj vijnë rusët, të cilët kanë përdorur pasurinë e tyre të madhe për të blerë pasaportat e tyre në BE, të cilat kanë kushtuar më shumë se 100 mijë euro, përcjell albinfo.ch.

Bulgari

Në Bullgari po zhvillohen hetime kriminale pasi dyshohet se ndihmësit e qeverisë kanë ndihmuar mbi 115 mijë njerëz të fitonin shtetësi false në bazë të certifikatave bullgare. Shifra barazohet me rreth 30 pasaporta të BE që po shpërndahen në një ditë që kur Bullgaria iu bashkua bllokut në vitin 2007.

Vetëm gjatë 12 muajve të fundit, 10 mijë njerëz nga Ukraina, Maqedonia Serbia, Moldavia dhe nga Shqipëria morën shtetësi përmes certifikatave që vërtetonin se kishin të paktën një pasardhës bullgar.

Malta

Me skemat e ashtuquajtura ‘pasaporta të arta’, investitorët e pasur kanë qenë në gjendje të blejnë vetë shtetësinë e BE nëpërmjet një numri skemash investimesh, ku Malta është një nga më të spikaturat. Sipas programit të investitorëve të Maltës, të krijuar në 2014, manjatët rusë kanë blerë pasaporta të BE për qindra mijëra euro. Nga një listë e njerëzve që kishin fituar shtetësi malteze në 2016, rreth 700 ishin nga Rusia.

Aplikantët për programin e investimeve duhet të “kontribuojnë” 650,000 euro dhe të blejnë pronë për 350,000 euro ose të marrin me qira një pronë për të paktën 16,000 euro në muaj për pesë vjet. Sipas ‘Express’, ata gjithashtu duhet të investojnë 150,000 euro në aksione ose obligacione dhe të paguajnë tarifa të tjera. Anëtarët e familjes mund të shtohen për 25,000 deri në 50,000 euro.

Qipro

Skema e pasaportave të arta të Qipros konsiderohet më e pandërprera e Europës dhe tani shihet si një kërcënim për përpjekjet ndërkombëtare për të goditur evazionin fiskal. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka vendosur skemën e Qipros me flamur të kuq, sepse është në rrezik të “ekspozimit të BE-së tek të korruptuarit dhe kriminelët”. Vendi ka bërë një përpjekje për të pastruar sistemin e tij pas marrjes së kritikave të rënda, por ende bën rreth 1 miliard euro çdo vit nga skema e tyre.

Portugalia, Britania, Austria, Irlanda, Luksemburgu, Letonia, Spanja, Franca, Bullgaria dhe Holanda gjithashtu ofrojnë skema të ngjashme investimi për viza. Zyrtarët thonë se shumica e atyre që morën shtetësinë bullgare përdorin pasaportat e tyre të reja për t’u vendosur në vendet më të pasura në të gjithë BE-në.