Futboll

Sadiku rikthehet si ‘ujku i vjetër’, lotë gëzimi pas golit

Një lajm i mirë për tifozët kuqezi, rikthimi i Sadikut, Abrashit dhe Kukelit

Armando Sadiku është rikthyer në elitën e futbollit zviceran, pasi u huazua nga Levante.

Në ndeshjen e parë si titullar, Sadiku tregon se nuk e ka harruar zanatin e vjetër dhe shënon një gol të bukur me kokë, shkruan albinfo.ch.

Lugano fitoi në udhëtim ndaj Luzernit 3:0, ku golin e parë e shënoi sulmuesi shqiptar në minutën e 33-të. Pas golit, sulmuesi shqiptar u çlirua, derisa nuk munguan as lotët e gëzimit. Armando qëndroi në fushë për 74 minuta.

“Për fat ia dola. Më erdhi mirë edhe për skuadrën që fitoi, pasi kishte shumë nevojë për këtë trepikësh. Kam punuar shumë gjatë kësaj kohe dhe ndihem mirë, sepse besimi më është dhënë nga të gjithë. Familja, miqtë dhe e gjithë skuadra e Luganos më kanë qëndruar pranë”, dekalroi Sadiku.

Ky është një lajm i mirë edhe për trajnerin Christian Panucci, pasi Sadiku nuk kishte luajtur që një kohë të gjatë.

Gjithashtu një lajm i mirë për Panuccin është rikthimi në fushë edhe i Amir Abrashit, pas 11 muajsh te Freiburgu.

Javën e kaluar, gjithashtu pas një kohe të gjatë është rikthyer në fushë edhe Burim Kukeli.