Shqipëria

Sali Berisha synon të rikthehet si kryeministër

Ish-kryeministri shqiptar dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, përmes një konference për media, tha se synon rikthimin e tij si kryeministër i Shqipërisë.

“Prej më shumë se një muaji mori jetë në një moment kritik të historisë së pluralizmit lëvizja e një grupi deputetësh, drejtues qendrorë e lokalë të PD-së, me qëllimin më madhor, ringritjen e PD-së, shndërrimin e saj në një forcë vigane opozitare dhe me mision çmontimin e narko shtetit, rikthimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë. Ky proces ka një kusht, para së gjithash dhe mbi të gjithash shndërrimin e PD-së në një forcë të vlerave konservatore në Shqipëri”, tha Berisha, transmeton Albinfo.ch.