Autotech
Samsung me defekte
Problemi prek të gjithë modelet e reja të Samsungut, S10 dhe Note 10
Lexuesi i ri high-tech i shenjës së gishtit tek Samsung, në smartfonët më të fundit Galaxy, ka një problem.
Ai mund të manipulohet nga mbetjet e lëna nga gishti në një mbrojtës ekrani.
Kompania po paralajmëron klientët që zotërojnë telefonat galaxy S10 dhe galaxy Note 10 të heqin menjëherë mbrojtësit e ekraneve derisa Samsungu të publikojë një update të ri të softuerit.
Një grua në Britaninë e Madhe zbuloi se i shoqi mund të hapte telefonin e saj, duke vënë gishtin e tij tek lexuesi i shenjës së gishtit, që ish mbuluar me një mbrojtëse ekrani, transmeton TCH.
Edhe një tjetër person kishte postuar në rrjet videon e një incidenti të ngjashëm, përcjell albinfo.ch.
Samsungu po i përgjigjet tani incidentit me një update të ri dhe i ka kërkuar përdoruesve të mos përdorin disa mbrojtëse të veçanta silikoni.
“Nëse po përdorni një mbrojtëse ekrani, për të garantuar skanimin optimal të shenjës së gishtit, ju lutem, largojini ato deri sa aparati juaj të update-ohet”, tha Samsung në një deklaratë.
Kompania bëri të ditur se update-i i ri do të jetë gati javën e ardhshme. Problemi prek të gjithë modelet e reja të Samsungut, S10 dhe Note 10, që mund të skanojnë shenjat e gishtërinjve përmes ekraneve të telefonëve.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën