Muzikë
Samsung reagon ndaj padisë së Dua Lipës
Kompania mohon keqpërdorim të qëllimshëm, ndërsa këngëtarja kërkon 15 milionë dollarë dëmshpërblim në gjykatën federale në Los Angeles
Gjiganti teknologjik Samsung ka reaguar ndaj padisë së ngritur nga këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila e akuzon kompaninë për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj në paketimet e televizorëve, transmeton albinfo.ch.
Në një deklaratë për Billboard, Samsung tha se fotografia e artistes ishte përdorur gjatë vitit 2025 përmes përmbajtjeve të një partneri të tretë të shërbimit “Samsung TV Plus”, duke pretenduar se kishte marrë garanci se të gjitha lejet e nevojshme ishin siguruar.
Kompania mohoi se ka pasur ndonjë qëllim për keqpërdorim dhe theksoi se respekton të drejtat e pronësisë intelektuale të artistëve.
Ndërkohë, avokatët e Dua Lipës kanë ngritur padi në gjykatën federale në Los Angeles, duke pretenduar se imazhi i saj është përdorur pa leje dhe pa kompensim financiar në një fushatë marketingu në SHBA gjatë viteve 2025 dhe 2026.
Sipas padisë, pala e artistes kërkon 15 milionë dollarë dëmshpërblim, duke e cilësuar rastin si shkelje serioze të të drejtave të saj dhe të përdorimit të imazhit për përfitime komerciale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve Fejton Sylejmani diplomon në Universitetin e Salzburgut me një studim mbi demokratizimin... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Xhaka renditet i treti në Botëror për pasimet më të shumta drejt sulmit Granit Xhaka ndër mesfushorët më dominues të Kupës së Botës, renditet i treti për pasimet vertikale... -
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana










