Lajme
Sapo është miratuar plani për të evakuuar banorët e kryeqytetit të Ukrainës
Sot është miratuar plani për të evakuuar banorët e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Frika nga pushtimi rus po shtohet dita ditës më shumë, me disa media që thonë se Putin do sulmojë javën që vjen.Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klichko tha se autoritetet e kryeqytetit ukrainas kanë miratuar një plan evakuimi në rast të një pushtimi nga Rusia, përcjell albinfo.ch.
“Shërbimet e qytetit po punojnë tashmë për të parandaluar një situatë emergjente të natyrës ushtarake. Përpjekjet tona janë të drejtuara në parandalimin ose tejkalimin e provokimeve të mundshme dhe përballimin e një sulmi ushtarak.
Ne veprojmë në përputhje me një plan të qartë”, thuhet në njoftim.Shqetësimet për përgatitjet e supozuara të Moskës për një pushtim të Ukrainës janë shprehur së fundmi në Perëndim dhe në Kiev, shkruajnë mediat e huaja.Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cilësoi këto deklarata si një përshkallëzim të zbrazët dhe të pabazë të tensionit, duke theksuar se Rusia nuk përbënte asnjë kërcënim për askënd.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Zvicër
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich Futbollisti me prejardhje shqiptare, Labinot Bajrami, vlerësohet një prej sulmuesve më perspektiv në Zvicër. 18-vjeçari ka...
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen
-
Debati në Zvicër për pagat minimale
-
Komisioni i Këshillit Kombëtar ngadalëson financimin e pensionit të 13-të të AHV-së
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch