Sport
Sefer Seferi do të zhvillojë ndeshjen vendimtare të karrierës
Sefer Seferi rikthehet në kategorinë e zakonshme të peshës pas udhëtimit-angazhimit të tij në kategorinë e rëndë. Boksieri shqiptar do të boksojë në kategorinë "cruiser" kundër një ish-kampion botëror
Ndeshja e madhe e boksit e luajtur në arenën e Manchesterit midis boksierit të njohur britanik Tayson Fury dhe boksierit shqiptar Sefer Seferi, është fituar me nokaut teknik nga britaniku në raundin e pestë, pasi këtu ndikoi dallimi në peshë i dy boksierëve, me ç`rast Fury me 135 kg, ishte plot 40 kg më shumë se Seferi që peshonte vetëm 95 kg.
Tani Seferi kthehet sërish në ring. Dhe për këtë mund të shihen afishet mbresëlënëse për datën 17 nëntor në Göppingen të Gjermanisë: Kundër ish kampionit të botës, Firat Arslan (48), vëllai i tij Nuriu tashmë kishte boksuar dhe humbi në pikë.
“Familja jonë e ka edhe një llogari pa e përfunduar me Firatin”, thotë Sefer Seferi, “dhe tani unë dua ta zgjidh këtë problem”, transmeton Albinfo.ch.
Për këtë betejë, Seferi ndryshon peshën përsëri në cruiser, klasën e tij tradicionale të peshës. Për momentin, ai ka përfunduar me peshë të rëndë. “Kam pasur më shumë oferta në klasën superiore”, thotë Seferi për “Blick”, njofton Albinfo.ch.
“Por në peshë të rëndë luftoj vetëm për shumë para. Kjo duhet të shpaguhet”, ka përfunduar Seferi, i cili edhe në profilin e tij në Facebook ka njoftuar për ndeshjen e radhës. Ai ka shkruar:
“Nga ndeshja historike kundër Tyson Fury, tani në një ndeshje tjetër të madhe që do të marrë vëmendjen e veçantë në kontinentin europian, kundër ish-kampionit të botës, Firat Arslan. Kampion në versionin WBO – Intercontinental dhe kampion bote në versionin GBU.
Një sfidë e vështirë por që kam besim se do ta kaloj. Përgatitjet kanë filluar dhe kërkoj mbështetjen tuaj në këtë ndeshje vendimtare për karrierën time”.
E-Diaspora
-
Arrestohet shqiptari për këtë arsye në Angli Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Angli, pasi iu gjetën dhjetëra qese me...
-
Haradinaj diasporës: Mbështetjen tuaj për Atdheun, ta finalizoni me votën tuaj për Kosovën Fituese
-
Diaspora tregon interes për të votuar, 70 mijë aplikime për 2 javë
-
Mediat zvicerane mbi pritjen e Kurtit si “yll roku” dhe “festimin e sukseseve” të tij, në Cyrih
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta
Jeta në Zvicër
-
Dyfishimi i plotë i hekurudhave të CFF midis Gjenevës dhe Lozanës kërkon kohë Ndërsa numri i pasagjerëve do të jetë dyfishuar në aksin Lozanë-Gjenevë midis 2010 dhe 2030, ndërtimi...
-
Zvicra shkurton trajtimet mjekësore për të kursyer para
-
SHBA kufizon aksesin e Zvicrës në çipat e AI
-
Fuqia punëtore ndërkufitare e Gjenevës arrin shifra rekord
-
Karin Keller-Sutter: Llogaritë e Konfederatës në 2024 do të jenë më të mira se sa pritej