Shkurt.ch
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Zvicrën
Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, do të vizitojë Zvicrën, si pjesë e një udhëtimi në Evropë javën e ardhshme, thonë zyrtarët e SHBA-së dhe ato zvicerane.
Pompeo gjithashtu do të vizitojë Gjermaninë në udhëtimin e tij nga 30 deri më 5 qershor, tha të premten mbrëma Departamenti i Shtetit në një deklaratë.
Sekretari pastaj do të udhëtojë në Zvicër, ku do të takohet me ministrin e Jashtëm Cassis. Ai do të takohet gjithashtu me krerët e biznesit zviceran dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Ghebreyesus, thuhet në njoftim.
Vizita e Pompeo u konfirmua në swissinfo.ch në një deklaratë me shkrim të premten nga Departamenti Federal i Zvicrës, i cili tha se Pompeo do të vizitojë Zvicrën “së shpejti” dhe se Cassis do ta “marrë atë për bisedime dypalëshe”. FDFA tha se do të lëshojë më shumë informata në kohën e duhur, përcjell Albinfo.ch.
Pompeo kishte anuluar një udhëtim të mëparshëm në Gjermani pas tensioneve të larta me Iranin.
Vizita e nivelit të lartë në Zvicër vjen pak pasi Presidenti zviceran, Ueli Mauer, u prit nga Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa... -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit














