Kosova

Sektori i turizmit në Kosovë pajiset me vulën ndërkombëtare ‘Safe Travels’  

Vula SafeTravels u krijua që udhëtarët të njohin destinacionet dhe bizneset në të gjithë botën që kanë miratuar protokollet e standardizuara globale të shëndetit dhe higjienës ‘SafeTravels’

“Protokolli ‘Safe Travels’ është thelbësor për sektorin e turizmit për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Ai garanton sigurinë e turistëve, vizitorëve dhe punonjësve dhe funksionimin e vazhdueshëm të hoteleve, restoranteve dhe operatorëve turistikë”, thotë Baki Hoti, President i Unionit të Turizmit të Kosovës. Në Kosovë ka filluar pajisja e bizneseve me këtë vulë në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Unionit të Turizmit të Kosovës dhe organizatës zvicerane Swisscontact.  

Çfarë është vula ‘Safe Travels’ 

Vula SafeTravels u krijua që udhëtarët të njohin destinacionet dhe bizneset në të gjithë botën që kanë miratuar protokollet e standardizuara globale të shëndetit dhe higjienës ‘SafeTravels’.  

Këshilli Botëror për Turizëm dhe Udhëtim (World Tourism and Travel Council – WTTC) së bashku me anëtarët e vet, qeveritë, ekspertët e shëndetit dhe shoqatat e tjera të industrisë së turizmit punojnë për të arritur protokolle efektive të rimëkëmbjes së turizmit duke zhvilluar plane veprimi që e nxisin këtë, për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe punëtorëve të sektorit ndërsa bota ecën drejt gjendjes së re të normalitetit. 

Si e nisi Unioni i Turizmit të Kosovës angazhimin për të koordinuar dhënien e vulës “Safe Travels”? 

Duke parë ndikimin që pati pandemia e COVID-9 në sektorin e turizmit dhe duke përcjellë rekomandimet nga Organizata Botërore e Turizmit (WTO) dhe Këshilli Botëror për Turizëm dhe Udhëtime (WTTC), Unioni i Turizmit të Kosovës vendosi të kërkojë mbështetje nga Swisscontact në Kosovë, projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, për të analizuar dhe aplikuar për marrjen e të drejtës së vulës ‘Safe Travels’ për Kosovën. Tani, UTK është Ambassador nderi i WTTC për dhënien e vulës ‘Safe Travels’ në Kosovë.  

Kush mund të pajiset me këtë vulë? 

Unioni i Turizmit të Kosovës ka të drejtën t’i pajisë pais të gjitha  subjektet hoteliere, restorantet, kafenetë, agjencitë turistike, agjencitë transportuese, aeroportin, kompanitë “rent-a-car”, shtëpitë akomoduese, kompanitë e taksive, monumentet kulturore, atraksionet turistike. Pra, të gjitha hapësirat që mund të vizitohen nga turistët.  

Cili është procesi që duhet të ndjekin të interesuarit për t’u pajisur me vulën “Safe Travels”? 

Të gjithë të interesuarit për t’u pajisur me vulën ‘Safe Travels’ së pari shprehin interesimin nëpërmjet një e-maili drejtuar Unionit të Turizmit të Kosovës. Biznesi biznesi duhet të jetë anëtar i UTK-së. Pasi dërgon e-mailin, ne i përcjellim të gjitha protokollet dhe dokumentacionin e nevojshëm, pastaj e bëjnë një vizitë tek subjekti në fjalë. Atje, ekspertë të UTK-së bëjnë trajnimin dhe elaborimin e nevojshëm për protokollet dhe standardet që kërkohen dhe në momentin që biznesi i plotëson kushtet, atëherë një ekip nga UTK-ja bën verifikimin dhe ia jep vulën këtij subjekti.  

Sa entitete janë pajisur deri tani me këtë vulë? 

Deri tani, Kosova ka pajisur me vulë 14 biznese dhe ka në procedur për paisje me vulë edhe 28 të tjera. 

Çfarë dobie sjell kjo vulë për operatorët ekonomikë që e marrin? 

Duke patur parasysh gjendjen epidiomologjike të shkaktuar nga pandemia e COVID-19 si dhe rreziqet shëndetsore për çdo turist në mbarë botën, më e rëndesishmja është shëndeti dhe siguria e tyre. Ndaj, protokollet e ‘Safe Travels’ e përmirësojnë sigurinë dhe kushtet e higjienës dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pastaj kemi edhe pjesën e marketingut, sepse ne si UTK i promovojmë këto biznese që janë paisur me vulë në rrejetet sociale. Të njëjtën gjë e bën edhe WTTC.  

Për sa kohë është e vlefshme vula ‘Safe Travels’? 

Kjo vulë ka si qëllim kryesor pastërtinë, higjienën, distancënn dhe elementet e tjera që ndikojnë në parandalimin e pandemisë COVID-19, pra do të vlejë gjatë të gjithë gjendjes së pandemisë, por masat e sigurisë janë të mirëseardhura gjithmonë, andaj do të jetë e vlefshme edhe për një kohë të gjatë. 

 Po ju si UTK, si e konsideroni vlerën e këtij aktiviteti? 

Për Unionin e Turizmit të Kosovës vlerat e këtij aktiviteti janë të një rëndësie të madhe për shumë arsye të cilat po ndikojnë tek UTK për afirmimin dhe mbështetjen tek komuniteti i turizmit. Të jesh Ambasador i një vule botërore siç është ‘Safe Travels; është nder dhe poashtu përgjegjësi . 

Të njihemi me Unionin e Turizmit të Kosovës  

Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK) është organizatë e krijuar me qëllim të mbështetjes së bizneseve dhe profesionistëve të cilët merren me industrinë e turizmit në Republikën e Kosovës. 

 Përmes qasjes së vet inovative, UTK vazhdimisht avokon për përmirësimin e politikave dhe strategjive zhvillimore; në anën tjetër forcon bashkëpunimin e anëtarëve përmes rrjetëzimit dhe koordinimit me partnerët e tyre. UTK është i përkushtuar në rrjetëzim, ngritje profesionale, avokim, përmirësim të politikave dhe strategjive zhvillimore, promovim të turizmit të qëndrueshëm, koordinimin ndërmjet instritucioneve dhe sektorit të turizmit.   

 UTK e ka bashkuar të gjithë sektorin e turizmit në Kosovë dhe është i vetmi entitet i njohur nga Institucionet e Republikës së Kosovës që ka arritur që të ketë marrëveshje të nënshkruar me ta.  

 UTK ka mbushur 1 vit që nga themelimi. Gjatë kësaj kohe, ka realizuar 4 marrëveshje ndërkombëtare, 21 marrëveshje me institucione dhe akterë të tjerë të turizmit në Kosovë, mbi 8 aktivitete me karakter promovues dhe zhvillimor. UTK është pjesë e ekipeve ndërministrore në kuadër të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndërësiis për parandalimin e pandemisë së COVID-19 dhe procedurave dhe vendimeve për masat ndaj pandemisë. Deri më tani UTK ka 81 anëtarë dhe në gjirin e vet ka akterët kryesorë të sektorit të turizmit në Kosovë.