Kosova
Serbët paralajmërojnë vazhdimin e protestave për taksën
Ka vazhduar edhe sot protesta e serbëve të veriut, të cilët po e kundërshtojnë taksën 100 % vënë produkteve serbe.
Nënkryetari i Listës serbe ka thënë se ata asnjëherë nuk do ta paguajnë taksën e vënë nga Qeveria, të cilën e ka quajtur si haraç të vënë nga institucionet e Kosovës.
“Do të tentojnë të na godasin vetëm pse jemi serbë, fëmijët tanë nuk kanë të drejtë të jetojnë si të tjerët. Sot nuk pyesin si jetojnë serbët në veri. I thërrasim nga Parteshi, Graçanica, Ranillugu, jemi një popull. Prishtina nuk dëshiron që të na lejojë të jetojmë normalisht. Sot ne atyre iu pengojmë vetëm pse jemi serbë. Nuk pajtohemi me planin që kanë, me planin që të mos na lejojnë në këto toka”, u shpreh Simiqi.
Fjalime kanë mbajtur edhe rektori i Universitetit të Mitrovicës e punëtorë të Trepçës, të cilët kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga protesta deri sa Prishtina zyrtare të tërheqë taksën e vënë.
Ndërsa, kryetarët serbë të komunave në jug, nuk e kanë ndjekur shembullin e veriut për dorëheqje. Kryetarët e gjashtë komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilat gjenden në anën jugore të lumit Ibër, përmes një komunikate për media, të dalë nga Lista serbe, kanë shprehur mbështetje për kryetarët e katër komunave veriore, të cilët ditën e martë kanë dhënë dorëheqje.
“Ndonëse nuk do t’i marrim masat e njëjta për shkak të rrethanave të ndryshme, në të cilat jetojmë, në mënyrë solidare ne do të luftojmë që të pushojë diskriminimi dhe shkelja e të drejtave të njeriut për popullin tonë për shkak të futjes së taksës prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia”, thuhet në komunikatën e Listës serbe.
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur















