Kosova

Serbia e vë në pikëpyetje dialogun, edhe nëse hiqet taksa

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, së bashku me kryeministren serbe dhe ministrin e Jashtëm kanë takuar krerët e shtetit serb, të cilëve ua kanë dërguar platformën që e ka miratuar pala kosovare. 

Patriarku serb pas takimit ka thënë se ndan mendimin e njëjtë me shtetin serb mbi atë se si të zgjidhet problemi me Kosovën, ndërsa Vuçiq ka vënë në pikëpyetje dialogun edhe nëse hiqet taksa. 

“Është detyrë e tyre heqja e taksës, pastaj do të shohim se a do ketë dialog. Nëse këto janë kushtet për vazhdimin e dialogut, më mirë të mos shpenzojmë kohë dhe para për udhëtim deri në Bruksel. Çfarë po ndodh me ju, njerëz, a jeni sadopak racionalë” ka thënë Vuçiq, duke iu drejtuar kosovarëve, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.