Lajme
Serbia nuk lëshon pe: s’ka marrëveshje për telekomin
Bisedimet 20 orëshe të ndërmjetësuara nga BE, nuk kanë sjellë marrëveshje konkrete që Kosova ta marrë kodin telefonik 383. Serbia nuk lëshon pe në këtë çështje
Një takim maratonik që ka zgjatur rreth 20 orë, ka përfunduar në Bruksel pa marrëveshje konkrete ndërmjet delegacionit të Beogradit dhe Prishtinës për kodin telefonik. Në agjendë, temë kryesore ishte përfundimi i hapave drejt marrjes së kodit telefonik shtetëror për Kosovën, 383 nga ana e ITU-së (Organizata Ndërkombëtare e Telekomunikacionit).
I njëjti takim nga pala serbe ishte paralajmëruar se do të ketë në agjendë edhe çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Por, në reagimin e delegacionit të Kosovës thuhet se “ky takim ka qenë vetëm për çështjet e kodit telefonik dhe se përfaqësuesi i Serbisë, Marko Gjuriq, ka gënjyer kur ka thënë se në Bruksel do të bisedohet për asociacionin”.
“Përkundër angazhimeve të delegacionit të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian që çështja e telekomit të përmbyllet në këtë raund bisedime, kjo nuk është arritur”, thuhet në njoftimin zyrtar që ka lëshuar Zyra e ministres për Dialog të Kosovës, Edita Tahiri, raporton REL.
Delegacioni i Kosovës, sipas komunikatës së ministres Tahiri, ka mbrojtur qëndrimin që marrëveshja për telekomin duhet të bazohet në ligjet dhe kornizën rregulltore të telekomunikacionit të Kosovës. Prandaj, ka kërkuar që edhe zgjidhjet teknike zbatuese duhet të jenë plotësisht me ligjet e Republikës së Kosovës.
Kurse delegacioni i Serbisë, sipas ministres Tahiri, ishte munduar që në disa çështje procesi i zbatimi të dalë jashtë ligjeve të Kosovës.
Në këtë takim, sipas komunikatës së Ministrisë së Dialogut, pala serbe ishte jo serioze dhe kohë-pas-kohe konfuze dhe e pa pakoordinuar.
Mungesën e rezultateve konkrete e ka konfirmuar edhe shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai ka thënë se marrëveshja për çështjen e telekomunikacionit nuk është arritur, pavarësisht se dallimet mes palëve janë të vogla.
Gjuriq u ka thënë medieve serbe se ka insistuar deri në fund që t’i mbrojë interesat e Serbisë, duke u bazuar në marrëveshjen politike të arritur në nivel të kryeministrave më 25 gusht vitin e kaluar.
Në përpjekje për të përmbyllur hapat zbatuese për kodin, në orët e mbrëmjes në procesin e ndërmjetësimit është inkuadruar edhe Angelina Eichhorst, drejtoresh për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin Perëndimor në Shërbimin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Federica Mogherinit, megjithatë takimi në orët e mëngjesit përfundoi pa i përmbyllur disa nga çështjet.
Mungesa e kodit telefonik, sipas të dhënave të Qeverisë, i ka shkaktuar deri më tani Kosovës humbje prej 200 milionë euro.
E-Diaspora
-
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” Regjistruar në Mexico City gjatë turneut “Radical Optimism”, projekti do të publikohet më 21 dhe 22... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro












