Lajme
Shala: Kemi nevoja të mëdha për financime
Në vizitat nëpër zyrat e ATK-së dhe të Doganave Ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, të hënën vizitoi zyrat e ATK-së në Prizren dhe në Gjakovë si dhe vendkalimin kufitar në Vërmicë. Ai u tha atyre gjatë vizitës e sivjet duhet të punojnë më shumë. Ai u ka thënë doganierëve dhe inspektorëve tatimore se duhet të dëshmohemi si shtet i vetë qëndrueshme.
“Ne sivjet kemi nevoja më të mëdha për financime, prandaj duhet shtuar përpjekjet për më shumë të hyra në buxhet. Këtë duhet ta bëjmë pa ngarkesa të reja fiskale, pa ndëshkuar bizneset dhe tatimpaguesit tjerë por vetëm duke identifikuar të gjithë ata që kanë mundësi të paguajnë tatime, dhe duke ngushtuar hapësirën për informalitet dhe invazion fiskal”, tha ministri Shala.Sipas tij, objektivat të cilat u janë caktuar Doganës dhe ATK-së janë reale pasi që këto institucione kanë kapacitete.
“Në secilin muaj do të përcillet realizimi i planeve nëpër secilin rajon veç e veç, por edhe performanca personale e udhëheqësve të rajoneve. Nuk do të dëshiroja që në fund të ketë ndëshkime ndaj dikujt, por të shpërblejmë ata që kanë arritur të jenë më të dalluarit”, theksoi kreu në largim i MEF-it Ahmet Shala.
E-Diaspora
-
Votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit nis më 21 maj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votimi me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin... -
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtare: Këta janë 26 futbollistët që Zvicra do t’i dërgojë në Kupën e Botës Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën me 26 lojtarët që do të... -
Zvicra voton në qershor për taksa, paga dhe banesa -
Gjithnjë e më shumë persona po refuzohen në kufijtë e Evropës -
Çfarë ndryshon në Zvicër gjatë qershorit 2026 -
Zvicra planifikon zgjerim të madh të linjave ndërkombëtare të trenave














