Lajme
SHBA, 16 vjet burg shqiptarit për terrorizëm
Për shkak të përpjekjeve për të udhëtuar nga Nju Jorku në Pakistan, për t’iu bashkuar një grupi terrorist, Agron Hasbajramaj është dënuar me 16 vjet burgim në SHBA
Agron Hasbajrami, 312 vjeçar ka pranuar fajësinë për konspiracion për të mbështetur terroristët. I arrestuar për shkak të përpjekjeve për të udhëtuar nga Nju Jorku në Pakistan, për t’iu bashkuar një grupi terrorist, ai është dënuar me 16 vjet burgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hasbajramaj është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2008 dhe ka qenë banor i ligjshëm në Bruklin të Nju Jorkut, përpara se të arrestohej në shtator të vitit 2011. Prokurorët kanë thënë se ai do të dëbohet pas lirimit.
Prokurorët kanë thënë se Hasbajrami ka shprehur dëshirën e tij për të vdekur si martir, gjatë shkëmbimit të emaileve me një individ të paidentifikuar në Pakistan, i cili ka thënë se është anëtar i një grupi të armatosur që ka vrarë ushtarë amerikanë dhe ka rrëmbyer shtetas perëndimorë.
Hasbajramaj nuk është shqiptari i parë nga Ballkani që është dënuar në SHBA për mbështetje apo simpatizim të grupeve terroriste në lindjen e mesme dhe në Azi. Para tij janë dënuar edhe disa shqiptarë të tjerë nga Dibra, Gjilani, përfshirë edhe Avni Osmankaq nga Prizreni me 40 vjet heqje lirie.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” Sipas Zyrës Federale Zvicerane të Auditimit, fushatat pro dhe kundër së bashku kanë në dispozicion rreth... -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve”












