Bota
SHBA: Arrihet marrëveshja për hapjen e Qeverisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri të ditur se është arritur marrëveshja që mundëson hapjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
“Jam shumë krenar të njoftoj se kemi arritur marrëveshje për t’i dhënë fund mbylljes së Qeverisë”, tha presidenti amerikan Trump, në një paraqitje nga Shtëpia e Bardhë, 35 ditë pasi Qeveria u mbyll, duke lënë 800.000 punëtorë federalë pa pagesa, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Mbyllja e Qeverisë erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve demokratë për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.
Presidenti amerikan kërkon 5.7 milardë dollarë për ndërtimin e murit, mirëpo kjo kundërshtohet nga demokratët që udhëheqin me Dhomën e Përfaqësuesve.
Presidenti amerikan tha se hapja e Qeverisë do të ndodhë për një periudhë trejavore, duke i dhënë kështu kohë një Komiteti dypartiak të ligjvënësve për t’u takuar dhe për të diskutuar nevojat e sigurisë kufitare të vendit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












