Kosova

SHBA-BE: Pas zgjedhjeve, heqja e taksës dhe rikthimi në dialog me Serbinë

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë shumë për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi. Dialogu Prishtinë-Serbi dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshje, Washingtoni e përshkruan si “marreveshje paqeje“ mes Prishtinës e Beogradit, e cila është kthyer gati në një nyje për komunitetin ndërkombëtar.

SHBA dhe BE do të pranonin çdo lloj marrëveshje me të cilën do të binin dakort serbët e kosovarët, e që do të ishte e zbatueshme dhe kjo, në kohën kur qarkullonte ideja e Hashim Thaçit për “korigjim të kufijtë“, me të cilën ai asnjëherë nuk e sqaroi qartë se çfarë nënkuptonte, por që shumë e lidhën me shkëmbimin e territoreve. Ideja u prit me kritika të ashpra nga pjesa më e madhe e forcave politike në Kosovë, por më fort kundër saj e ngriti zërin Ramush Haradinaj; përplasjet mes tij dhe kreut të shtetit u bënë publike.

Megjithatë Washingtoni konsideron që tani është koha për arritjen e ujdisë dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë ndihmën e tyre drejt arritjes së këtij synimi historik. Vetëm pak përpara zgjedhjeve në Kosovë, presidenti Donald Trump emëroi ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si i ngarkuar special për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, duke shkaktuar habi për faktin se u mendua gjerësisht që këtë rol do ta përmbushte Përfaqësuesi Special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka shkruar DW.

Nga ana tjetër, Bodo Weber, ekspert i Ballkanit Perëndimor, ka thënë se emërimi i Richard Grenell është dëshmi e faktit se Washingtoni ende nuk ka hequr dorë tërësisht nga ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve”, ishte pohimi i tij në intervistën për DW, duke shtuar se parashikon që „ky emërim do ta komplikojë rifillimin e negociatave”.

Një farë shqetësimi e ka shkaktuar ndërkohë edhe fakti që ngarkuari i ri i BE-së me çështjet e jashtme, nga ana tjetër, Jospeh Borrell, pritet të caktojë një të dërguar të bllokut europian për dialogun, e kjo në kohën kur vetë Borrell vjen nga Spanja, një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përcjell albinfo.ch.