Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA: Imigrimi do të pezullohet për shkak të koronavirusit
Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit ka bërë që imigrimi në SHBA të pezullohet deri në kalimin e kësaj krize.
Kështu ka shkruar Presidenti Donald Trump, përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter.
Ai paralajmëroi se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht imigrimin në SHBA, për shkak të koronavirusit.
Po ashtu përmendi “sulmin e armikut të padukshëm” – siç i referohet ai koronavirusit – dhe nevojën për të mbrojtur vendet e punës për amerikanët, por nuk dha më shumë detaje.
Nuk është e qartë se cilat programe do të preken dhe nëse presidenti do të jetë në gjendje për të zbatuar urdhrin.
Kritikët thonë se qeveria është duke e shfrytëzuar pandeminë për të goditur imigrimin.
Njoftimi i Trumpit erdhi pasi Shtëpia e Bardhë tha se më e keqja e pandemisë ka kaluar dhe se SHBA-ja mund të nisë të rihapë ekonominë.
SHBA-ja ka numrin më të madh në botë të të infektuarve me koronavirus dhe të viktimave që lidhen me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19.
Mbi 780,000 njerëz janë infektuar atje dhe mbi 42,000 kanë humbur jetën.
Gjatë katër javëve të kaluara të izolimit, mbi 20 milionë amerikanë kanë mbetur pa punë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Suedi Policia kreu një hetim gjatë natës, por ende nuk ka të dyshuar për atentatin ndaj të... -
Konjufca i kërkon Shqipërisë ta bashkëorganizojnë me Kosovën Samitin e Diasporës -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria nuk kërkon më ndihmë, por partneritet nga diaspora -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?











