Bota
SHBA-ja do të pranojë shumë më pak refugjatë
Administrata amerikane tha se planifikon të lejojë vetëm 18.000 refugjatë të strehohen në Shtetet e Bashkuara, në vitin fiskal 2020. Ky është numri më i ulët në historinë e programit të refugjatëve.
“Barra aktuale për sistemin e imigracionit amerikan duhet të lehtësohet para se të jetë përsëri e mundur të pranojmë një numër të madh të refugjatëve”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, presidenti Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv, duke thënë se administrata e tij do të kërkonte miratimin e qeverive shtetërore dhe lokale për të sistemuar refugjatët në komunitetet e tyre.
Çështja e migrantëve ka qenë ndër prioritetet kryesore të presidentit amerikan, Donald Trump, që nga marrja e detyrës në janar të vitit 2017.
Një nga aktet e tij të para pas marrjes së detyrës ishte lëshimi i një urdhri që lejonte numrin maksimal të refugjatëve atë vit në 50.000, më pak se gjysma e numrit që ish-presidenti Barack Obama kishte caktuar disa muaj më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike