Lajme
SHBA-ja miraton vaksinën e parë në botë për bletët
Raportohet se SHBA-ja ka miratuar përdorimin e vaksinës së parë në botë për bletët. Kjo vaksinë u krijua për të parandaluar ngordhjet masive të bletëve nga një bakter që dobëson kolonitë duke sulmuar larvat e bletëve, përcjell albinfo.ch.
“Nëse ne mund të parandalojmë një infeksion në kosheret tona, ne mund të shmangim trajtimet e kushtueshme dhe të përqendrojmë energjinë tonë në elementë të tjerë të rëndësishëm për të mbajtur bletët tona të shëndetshme”, tha anëtari i bordit të Shoqatës së Bletarëve të Shtetit të Kalifornisë, Trevor Tauzer.
Si pjalmues, bletët luajnë një rol kritik në shumë aspekte të ekosistemit. Shefi i “Dalan Animal Health”, Annette Kleiser, tha se vaksina mund të shërbejnë si një përparim në mbrojtjen e bletëve.
Sipas USDA, në SHBA ka pasur shumë reduktime në kolonitë e bletëve që nga viti 2006. USDA thotë se shumë faktorë kërcënojnë shëndetin e bletëve, duke përfshirë këtu parazitët apo sëmundjet, si dhe një fenomen i quajtur “Çrregullimi i kolapsit të kolonisë”, i cili ndodh kur bletët punëtore braktisin një zgjua dhe lënë pas mbretëreshën.
Sipas Organizatës Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, bletët, zogjtë apo lakuriqët e natës janë përgjegjës për rreth një të tretën e prodhimit të bimëve në botë.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Wiedikon: Vendasit, të indinjuar me qiratë e larta Një kompleks i ri apartamentesh po krijon disa polemika për shkak të qirave të larta –...
-
Gjendet viktima e fundit e ortekut të prillit
-
Rritet numri i pasagjerëve në transportin publik të Gjenevës
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
Cilat profesione janë më të paarritshme nga të huajt në Zvicër