Lajme

“SHBA po punon ‘intensivisht’ për t’i dhënë fund dhunës izraelito-palestineze”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u kërkoi të hënën të gjitha palëve në konflikt midis Izraelit dhe Palestinës për të mbrojtur civilët dhe tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë intensivisht për t’i dhënë fund dhunës.

“Ne kemi qenë duke punuar 24 orë përmes kanaleve diplomatike për t’u përpjekur t’i japim fund konfliktit”, tha Blinken në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Danimarkës në Kopenhagë.

Luftimet hynë në javën e dytë të hënën, ndërsa Izraeli bombardoi objektivat në Gaza dhe militantët palestinezë gjuajtën raketa kundër qyteteve izraelite, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.