Kosova
Shefi i NATO-s sot në Kosovë, takon Kurtin e Osmanin
Këtë të hënë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitojë Kosovën. Ai pritet të takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit me presidentet, të dy do t’u drejtohen mediave në një konferencë për media.
Më 20 nëntor, “Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë diskutime me zonjën Vjosa Osmani-Sandriu dhe zotëri Albin Kurtin”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
“Ai do të vizitojë edhe kampin e KFOR-it të NATO-s ‘Nothing Hill’, ku do të takojë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ulutas, dhe do t’u adresohet trupave. Ai do të takojë edhe Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade, Hammerstein”, tha NATO-ja në njoftim.
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Zvicra miraton zgjerimin e linjës hekurudhore Gjenevë–Lozanë Qeveria zvicerane ka miratuar një segment kyç për zgjerimin e linjës hekurudhore Gjenevë-Lozanë, një projekt strategjik... -
Firma zvicerane shkurton orarin e punës gjatë vapës, punonjësit punojnë vetëm gjashtë orë -
Ja cilat zona të Zvicrës sot janë nën alarm për stuhi -
Pamje e rrallë në Liqenin e Konstancës, shfaqet një “tornado uji” gjigant -
Stuhia “paralizon” Aeroportin e Cyrihut, anulohen 70 fluturime











