Kuriozitete
Shenjat që trupi i tregon kur goditet nga nxehtësia
Kur temperaturat janë të larta, është e rëndësishme të dëgjoni këshillat e mjekëve për të ruajtur shëndetin tuaj. Mjekët zakonisht këshillojnë të shmangni daljet gjatë ditës, të përdorni krem kundër diellit kur jeni jashtë dhe të pini më shumë ujë. Megjithatë, nëse ndodh që jeni jashtë, kushtojini vëmendje këtyre shenjave.
Dr. Karan Raj ndau simptomat kryesore që njerëzit duhet të kenë kujdes kur bëhet fjalë për goditjet nga nxehtësia, pasi ato mund të jenë më serioze nga sa mendojmë. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar këshillon se lodhja nga nxehtësia zakonisht nuk kërkon ndërhyrje mjekësore nëse personi mund të ftohet brenda gjysmë ore, por nëse kjo nuk ndodh mund të jetë kërcënuese për jetën.
Treguesit kryesorë të goditjes nga nxehtësia përfshijnë lodhjen, marramendjen, dhimbjen e kokës, të përzierat, temperaturën e lartë të trupit, frymëmarrjen e shpejtë dhe ngërçet e muskujve. Nëse keni simptoma të tilla, rekomandohet të ulni temperaturën e trupit dhe të qëndroni të hidratuar.
Nuk ka djersitje
Edhe pse mund të ndiheni sikur po “shkriheni”, në fakt një nga shenjat e goditjes nga nxehtësia mund të jetë mungesa e plotë e djersës. Dr. Raj shpjegon se gjatë goditjes nga nxehtësia trupi juaj është aq i dehidratuar saqë procesi natyror i ftohjes ndalon. Nëse nuk ftoheni shpejt, temperatura vazhdon të rritet.
Konfuzioni
Një nga shenjat mund të jetë konfuzioni. Ndjenja e konfuzionit nuk është e pazakontë kur keni goditje të nxehtësisë, pasi dehidratimi mund të dëmtojë trurin tuaj. Domethënë, dehidrimi zvogëlon rrjedhjen e gjakut.
Spazma muskulore
Dehidratimi mund të çojë në ndryshime të rënda të elektroliteve, ku faktorët kryesorë janë natriumi dhe kaliumi. Kjo mund të ketë një ndikim të madh në muskujt tuaj, duke rezultuar në dobësi dhe ngërçe.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Zëri i viktimave të Kosovës, në “Kopshtin e të zhdukurve” në Gjenevë Me këtë rast shfaqet filmi "Zgjoi" i Blerta Bashollit me praninë e Fahrije Hotit, historia e...
-
Tabaku takon drejtuesit e diasporës shqiptare në Gjermani, katër pikat kyçe që u diskutuan
-
Suedi
Suedi: Elena Sadiku shënon historinë, bëhet trajnerja më e re e futbollit e të gjitha kohëve
-
Zvicër
Xherdan Shaqiri festoi ditëlindjen e 33-të
-
Gjermani
Laura Spaqi, kosovarja tjetër në garë për këngëtaren më të mirë të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Produktet e kujdesit personal ndikojnë në cilësinë e ajrit të brendshëm, paralajmëron studimi zviceran Një studim zviceran pretendon se produktet tipike të kujdesit personal mund të kenë një ‘ndikim të...
-
Lajmet që karakterizuan ditën e premte në Zvicër
-
Pse Serbia e pret Zvicrën në Leskovc e jo në Beograd?
-
Pse këtë vit aeroporti i Gjenevës u rendit më i keqi në Evropë?
-
Benzina po bëhet më e lirë në Zvicër