Maqedonia

Shifra alarmante të vdekjeve nga Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia e Veriut ka shënuar shifra alarmante të vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se 19 persona kanë humbur jetën, derisa mbi 1100 të tjerë kanë rezultuar pozitivë në 24 orë, transmeton Albinfo.ch.

“Në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 6256 teste, ndërkohë 166 pacientë të tjerë janë shëruar. Që nga fillimi i epidemisë në vend janë realizuar 1.086.075 testime, prej të cilëve 165.684 kanë rezultuar pozitivë”, thuhet në njoftim.