Kosova
Shkarkimi i 12 ambasadorëve, Gërvalla jep detaje sot në konferencë
Një konferencë për shtyp, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të mbajë sot lidhur me shkarkimin e 12 ambasadorëve nga pozitat e tyre diplomatike, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.
“Në përputhje me ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka përcjellë gjatë kësaj jave te Presidentja e Republikës së Kosovës propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta cilët janë 12 ambasadorët e shkarkuar nga ministrja Gërvalla.
Nait Hasani — Shqipëri, Gjergj Dedaj — Maqedoni e Veriut, Ylber Hysa — Mal i Zi, Shpend Kallaba — Hungari, Arbër Vllahiu — Çeki, Gëzim Kasapolli — Koraci, Avni Kastrati — Slloveni, Beqë Cufaj — Gjermani, Lirim Grajqevci — Holandë, Hajdin Abazi — Australi, Amir Ahmeti — Katar dhe Avni Arifi — Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nga ana tjetër ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, njoftoi se tashmë i ka ardhur dekreti nga presidentja për t’u liruar nga misioni. Mandati i Gashit ka kohë që ka përfundaur, ndërsa për t’u liruar nga detyra ka kërkuar vetë Gashi në dhjetorin e fundit.
“Pas kërkesës sime të bërë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kam pranuar dekretin e Presidentes për mbarimin e misionit tim në Paris”, ka theksuar Gashi.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite














